Marrëveshja aktuale e 31 vjeçarit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit 2020/2021, dhe katalanët shpresojnë në një marrëveshje të re me lojtarin.
“Ne jemi duke menduar për këtë, por e ardhmja është ende larg”, ka deklaruar Josep Bartomeu, përcjell prishtinapress.eu
“Ai është një lojtar i ri, 31 vjeçar, performancat e tij janë të mira, ai po luan mirë e më mirë, unë nuk e di se si ai e arrin këtë”.
“Ai ka kontratë për dy sezone, por mendoj se do të zgjasë karrierën edhe përtej vitit 2021. Por ne duhet të mendojmë për talentin e ri. Kur Messi nuk do të luajë, askush nuk mund ta zëvendësojë atë. Është e pamundshme”.
“Pas Messit nuk do të jetë askush, as në Barcelonë e as kudo tjetër”.
“Trajneri duhet të mendojë se si ekipi do të luajë, por ideja e futbollit të Barcelonës do të mbetet e njëjtë”