Raportohet se Barcelona ka hapur bisedimet për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Gazeta spanjolle shpjegon se reprezentuesi italian ishte “shumë i ngazëllyer” kur dëgjoi për bisedimet dhe e konsideronte një veprim të tillë si një vendim “të rëndësishëm dhe vendimtar” në karrierën e tij.
Kjo vjen edhe si shkak i lodhjes nga dështimi i gjigantëve francezë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve me skuadrat e mëdha evropiane, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, PSG nuk është e njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë, madje më shumë për ekipet që ata i konsiderojnë si “rivalë të drejtpërdrejtë”, që do të thotë se Barça duhet të jenë të përgatitur për të bërë shumë më tepër.
Sidoqoftë, Mundo Deportivo thotë se në mendjen e 24-vjeçarit italian është një fjalë e vjetër: “nëse nuk mund ta mposhtni armikun tuaj, bashkohuni me ta”.