Barcelona dëshiron ta kompletojë transferimin e Antoine Griezmann para fillimit të Kupës së Botës.
Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës. Sipas “Sport”, Barça dëshiron ta kompletojë transferimin e Griezmannit para Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.
Katalunasit ka kohë që lidhen me reprezentuesin e Francës dhe duan të mbyllin gjithçka menjëherë në fund të sezonit aktual.
Raportohet se Barcelona do të ofrojë 100 milionë euro për 27 vjeçarin, që është klauzola e francezit. Bisedimet besohet se do të nisin pas pak ditësh.