3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BARBIE – KONKURON CINESTAR MEGAPLEX ME BILETA TË SHITURA DY JAVË PARA FILMIT!

Margot Robbie dhe Ryan Gosling prej ditësh kanë promovuar filmin në të gjitha kontinentet, për më tepër, interesimi i shumtë për të parë filmin Barbie ka bërë që të shtohen edhe 7 salla të tjera, ndër to edhe 2 Gold Class, dhe duke parë interesimin e tejshtuar, edhe më shumë salla do të hapen.

Qindra gra do të marrin pjesë në këtë event madhështor. Kostumet fantastike, hitet muzikore, koreografia dhe aventurat e kukullave më të njohura dhe më me ndikim në botë, janë një përvojë që e bën audiencën të marshojnë drejt kinemave!

Barbara Millicent Roberts, e njohur si kukulla Barbie, u krijua në vitin 1959. Gjenerata të shumta u rritën me të dhe Barbie ndërroi role dhe profesione me kalimin e viteve. Nuk kishte asgjë që Barbie nuk mund të arrinte dhe në këtë mënyrë ajo frymëzoi miliona, ndoshta miliarda gra. Por Barbie nuk është thjesht një kukull, ajo është një ide që jeton më gjatë se një kukull individuale dhe misioni i saj është të inkurajojë rëndësinë e besimit në vetvete, fuqinë e gruas, promovimin e vlerave të jetës dhe më e rëndësishmja, diversitetin e çdo individi!

Margot Robbie dhe Ryan Gosling janë një çift brilant, si dhe i gjithë kasti, të cilët do t’ju zhysin në një botë rozë me kthesa të pabesueshme për dy orë. Nëse keni menduar ndonjëherë se si do të dukej kalimi nga bota e Barbie në botën reale, më në fund do ta zbuloni…

Barbie do të arrijë në kinemanë CineStar Megaplex in Prishtina Mall me premierë të mërkurën, më 19 korrik me eventin CineLady me shfaqjen e filmit, me dhurata speciale, nga partnerët tanë si Swarovski, Optika Simon, Fabu Spot, Fabu Studio, L’Occitane, Scotch&Soda Superdry, InterSport, pije mirëseardhjeje, ku tashmë edhe shumë bileta të CineLady janë shitur!

Greta Gerwig dhe partneri i saj Noah Baumbach, të dy të nominuar për Oscar, do të drejtojnë filmin. Roli i bjondes legjendare i shkoi bukuroshes australiane që zgjedh rolet më të mira – Margot Robbie, ndërsa të zgjedhurin e saj, Kenin e rrezitur, e ka përvetësuar aktori Ryan Gosling. Pjesa tjetër e kastit, shumë të pasur, përfaqësohet nga emra të mëdhenj të Hollivudit dhe muzikës: Will Ferrell, Dua Lipa, Helen Mirren, America Ferrera, Nicola Coughlan, Emma Mackey, Michael Cera dhe shumë të tjerë.

CineStar do t’u ofrojnë vizitorëve të mbrëmjes CineLady më shumë se 100 dhurata për më fatlumët, pop up nail bar, DJ, këndin e fotografive me Barbie Box, e shumë surpriza të tjera.

Për Barbie Mega-party, DJ do të jetë aty nga ora 18:00, dhe do të sigurojë atmosferë të mrekullueshme, që të gjithë ta shijojmë në maksimum këtë event madhështor.

Ngjyra “Barbie Pink” ka pushtuar botën, gjendet në të gjitha kopertinat e revistave prestigjioze dhe në javët e modës. Dhe në përputhje me trendin, edhe CineLady do të ketë si temë këtë ngjyrë, me shumë instalime dhe gjëra të pa para më herët, si dhe me një soundtrack të veçantë, për të cilin flet e gjithë bota.

Biletat për filmin më të përfolur dhe të shumëpritur të vitit, që e sjellë Blitz Film, i cili do të argëtojë të gjithë ata që e duan Barbie, por edhe ata që nuk e duan, i gjeni në arkat e kinemasë CineStar dhe online.

https://cinestarcinemas-ks.eu/sq/

https://www.youtube.com/watch?v=LScm8Kdgiao

HIGH RESOLUTION PHOTOS AVAILABLE AT: http://bitly.ws/LmVi

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img