-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Baraliu thotë se Kushtetuesja ka interferime politike dhe njerëz të punësuar me preferenca

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani  se Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrje politike dhe kjo sipas tij është evidente.

Ai thotë se zanafilla e problemit në çështjen e ish-deputetit të minoriteteve Veton Berisha është tek Lista Serbe. Ai ka thënë se rastet janë zgjatur tej mase si pasojë e ndërhyrjeve politike.

“Zanafilla e problemit është tek një veprim makabër i Listës Srpska që tentoi tërë sistemin ta vë në lojë. Në përpjekje që të merrte më shumë se që i takonte. Ne po pengohemi me këtë Kushtetutë që të marrim vendime të mëdha, pa atë shumicën e badminterit. Duhet dy të tretat e shumicës, prej të cilëve shumica e pakicës të komuniteteve. Këtë tani e kemi problem. Duke dashur që edhe këtë shumicë ta marrin, nga 10 prej 20 që i kanë të garantuar. Kanë bërë obstruksion dhe vepër penale. Ata futën të tilla manovra. Në këtë çrregullim është dëmtuar deputeti në fjalë”, tha ai.

“Kjo zgjatje prej më shumë se dy vitesh për të marrë një verdikt. Në këtë rast, përgjigja është se ka interferim politik është evidente, dhe ka vendime për të qenë korrekt, ka në më shumë se një rast që ka njerëz që janë vendosur aty me preferenca politike. Ka pasur raste publike kur një kandidat për gjyqtar, përkundër kushteve që janë parë në konkurs, janë pranuar në gjykatë“, shtoi ai. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img