0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Baraliu: Plani evropian u jep serbëve autonomi territoriale në Kosovë

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, e ka cilësuar Planin evropian si jo të mirëfilltë dhe është një përsëritje përmes dromcave e marrëveshjes së vitit 2013.

Baraliu është tejet skeptik se do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse në takimin e radhës në Maqedoninë e Veriut më 18 mars. Madje, ai beson se marrëveshje finale nuk do të ketë as në muajt në vijim.

“Një dokument, që po quhet si Plan evropian, që është i përbërë nga dromca, nuk mendoj që as më 18 mars dhe as më vonë që të ketë një marrëveshje, sepse në njërën nga nenet shkruan që kjo është vetëm një dakord, pra një marrëveshje bazike fillestare që do të përcillet nga një proces intensiv i palëve për të arritur te marrëveshja gjithëpërfshirëse. Është filli i normalizimit. Nëse nisemi nga kjo logjikë, nuk sjell asgjë të re, përveç se një përsëritje në forma të tjera përmes dromcave të marrëveshjes së prillit të vitit 2013, e cila po ashtu është quajtur marrëveshje për normalizim. Po të ishte një marrëveshje e mirëfilltë ose të vlerësohej si e tillë, do ta kishte një nen që palët ta ratifikonin në Kuvend”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Profesori i çështjeve juridike tutje ka thënë se ky dakordim do duhej të ratifikohej në kuvendet e të dyja shteteve, pasi sipas tij, aty thuhet se kjo është marrëveshje puro-politike.

“Për fatin e kësaj marrëveshjeje, lidhshmërinë dhe obligueshmërinë e të dyja palëve, sidomos Serbisë që është fluide dhe fleksibile të mos i zbatojë marrëveshjet, duhet të ratifikohet në kuvendet e të dyja shteteve dhe të shkonte në OKB dhe pastaj do ta kishte validitetin e plotë. Sepse aty thuhet se është marrëveshje politike, puro-politike”, ka shtuar ai.

Baraliu beson se ka shumë probleme mes të dyja vendeve dhe zgjidhja nuk është afër. Thotë se po të del aneksi i radhës edhe nga takimi në Ohër, “palët nuk do të jenë në gjendje t’i realizojnë dakordimet”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img