Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Baraliu thotë se në këtë formë bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë edhe për shkeljen e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.
“Përkundër marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër haptazi po veprojnë kundër veprimeve që kanë marrë përsipër edhe kryetari i Serbisë edhe përfaqësuesi i diplomacisë, të cilët deklarojnë se nuk janë të interesuar që të zbatojnë marrëveshjet”.
“Në këto rrethana bashkësia ndërkombëtare që ka imponuar një marrëveshje të tillë ka përgjegjësinë e saj dhe duhet të reagojë, në rastin e Kosovës nuk reagohet çdo herë në kohën e duhur” tha Baraliu.