Sonte ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Banori i fundit i cili u fut në shtëpinë e famshe është ish-futbollisti, Lumbardh Salihu, shkruan IndeksOnline.
Salihu në të kaluarën ka luajtur në Superligën e Kosovës, saktësisht te skuadra e Llapit, gjatë vitit 2017.
Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës austriake, Stammersdorf./IndeksOnline/