Ankesa për mushkonja kanë shumë qytetarë të ‘Matiqanit’ dhe ‘Veternikut’.
‘Po rrimë brenda se jashtë nuk dilet hiq’, thotë për televizionin publik të Kosovës, Xhemalj Hoxha, qytetar nga ‘Veterniku’.
‘Si të terrohet po duhet me i mbajt dyert e dritaret mbyllë”, shton ai.
Në komunë thonë se dezinsektimi do të vazhdojë.
Pas dy fazave të para shumë shpejt pritet që të fillojë faza e tret ë e dezinsektimit.
Edhe pse ka ankesa të shumta nga qytetarët për pickime nga mushkonjat asnjë nga to nuk është alarmante.
Rastet që janë lajmëruar në Klinikën Infektive në QKUK janë të pakta dhe nuk janë shqetësuese.