0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Banorët e objektit banesor në “Dardani”, kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Disa familje të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë, vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi policia i largoi ata nga objekti banesor, sipas një vedimi të Gjykatësi i cili ata i cilëson si uzurpatorë të pronës.
Policia i nxori ata jashtë banesave dhe tash kanë mbetur nën tenda, në të cilat thanë se do të flenë sonte.
Por, jo të gjithë kanë vendosur të rrinë jashtë. Besim Rexhepi, i larguar nga banesa me forcë gjatë ditës, bashkë me familjen e tij, deklaroi se ka vendosur të rikthehet në banesë.
“Në fshat e kam shtëpinë e djegur e komuna nuk na ofron kurrfarë zgjidhje. Policia a na ka rrah dhe na ka largu”, tha ai, raporton lajmi.net.
“E kemi thy derën dhe kemi hy, sepse nuk kam ku të shkoj. Le t’ma marojnë shtëpinë time atje, unë kthehem se nuk kam ku të shkoj. Ja ku i kam dokumentet”, tregon ai.
Ndërkohë, një banor tjetër tha se ajo që ka ngjarë nuk e kanë pritur e që sipas tij, “shqiptari kundër shqiptarit”.
“ Këmbën e kam të vrarë, por policia më tha se kemi me ta thy krejt”, tha ai.
“Kërkojmë që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Edhe sa njerëz duhet të hidhen nga banesat e të vdesin”, tha ai.
“Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje bashkë me kryeshefin e BVI-së. Marre me ju ardhë. Ata duhet të japin dorëheqje”, tha ai.
Nga ana tjetër, në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, kurse të tjerat pritet të lirohen ditëve në vazhdim.
Ndryshem sonte një vajzë e mitur ka rënë nga ballkoni i ndërtesës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, prej ku sot janë nxjerr me dhunë nga policia disa familje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img