1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Banorët e “Arbërisë” ankohen për mungesë të autobusëve – Zogaj thotë se do të blihen 30 autobus të rinj

Qytetarët e lagjes “Arbëria” po përballen me mungesë të transportit publik. Ata thonë se po detyrohen që të përdorin mjete të tjera të transportit.

Në lidhje me këtë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se komuna kanë nënshkruar një kredi të re e cila parasheh blerjen e 30 autobusëve të rinj, që sipas tij, do të mbulojnë gjithë territorin e Prishtinës.

Ai tha se janë duke punuar në një planë të ri të trafikut urban, që përfshin sektorin publik edhe atë privat.

“Aktualisht jemi duke e punuar një plan të ri të trafikut urban, që përfshin sektorin publik që është kompanie publike e trafikut urban, por përfshin edhe sektorin privat. Shumë shpejt do të vijmë më hartën e re të linjave, ku do të hapim edhe thirrje për sektorin privat”, tha ai.

“Në anën tjetër kemi nënshkruar një kredi për 30 autobusë të rinj që do të vijnë në komunën e Prishtinës. Trafiku urban, sot i ka 51 autobusë në dispozicion. Do t’i ketë edhe 30 të tjerë me këtë kontratën e re që kemi nënshkruar me EBRD-në. Andaj do të shtohet flota e trafikut urban dhe do ta angazhojmë edhe sektorin privat me autobusë që janë komod dhe relativisht të rinj. Kësisoj, me këto linja të reja e mbulojmë komplet qytetin e Prishtinës por kemi tendencë që ta mbulojmë edhe periferinë e Prishtinës, pra fshatrat që të kenë një qarkullim efikas të transportit”.

“Edhe për Arbërinë gjithsesi, por edhe përtej Arbërisë, pra edhe me Obiliqin dhe fshatrat e Prishtinës. Plani i ri parashihet gjatë këtij viti, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm veçse vijnë 30 autobusët e rinj që e zgjerojnë flotën dhe mbulojnë linjat e reja. Kur e angazhojmë edhe sektorin privat ne konsiderojmë që në vitin 2024 do ta kemi një gjendje tjetër në trafikun urban”, tha ai.

Një qytetare tha se mungesa e linjave të rregullta në këtë lagje ka shkaktuar një problem të madh për ta, sipas saj, lëvizja për në qytet për ta është e pamundur pa veturë.

“Ky është një problem shumë i madh të cilin mendoj që kryetari i Prishtinës fillimisht nuk e ka konsideruara as pak. Për neve në ‘Dragodan’ është e pamundur me lëviz pa veturë, kjo po na bllokon, po na merr më shumë kohë për me ardh prej punës dhe me shkuar në punë. Nuk ka autobus të linjave”.

Edhe qytetari tjetër i kësaj lagje u ankua për këtë çështje, sipas tij, vendosja e linjës së rregullt për ka qenë e domosdoshme të bëhet shuëm kohë më parë.

“Ka qenë nevoja moti që me u vendos, nuk e di se çka po bëhet, kemi nevojë. Duhet që sa më shpejt me u vendos, llugë në të gjitha anët. Ma shumë në këmbë shkojë”, tha ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img