6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Banka Qendrore Evropiane rrit normën bazë të interesit

Përballë inflacionit, Banka Qendrore Evropiane vendosi një rritje të mëtejshme të ndjeshme të normave të interesit. Norma referuese e interesit po rritet për herë të tretë këtë vit, këtë herë nga 1.25 në 2.0 për qind.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po lufton inflacionin rekord në eurozonë duke rritur sërish ndjeshëm normat referuese të interesit. Kujdestarët e monedhës, të mbledhur rreth presidentes së bankës qendrore Christine Lagarde, vendosën të rrisin normën bazë me 0.75 pikë për ta çuar atë në 2.0 për qind.

Norma e depozitave, një faktor përcaktues në tregjet financiare, u rrit me të njëjtën masë në 1.50 për qind. Kjo është rritja e dytë e madhe radhazi e normës së interesit pas asaj në shtator dhe e treta e rritjes së normës së interesit këtë vit. Duke rritur normat e interesit, BQE dëshiron ta bëjë kredinë më të shtrenjtë në mënyrë që të frenojë kërkesën dhe të luftojë kështu normat e larta të inflacionit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img