Site icon PrishtinaPress

Banka Ekonomike në Leposaviq, Kurti: Ka 5 punonjës, pajisjet janë të teknologjisë së fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se më shumë se 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024.

Në këtë kuadër, Banka Ekonomike ka hapur degën e saj të 33-të në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë.

Kurti bënë të ditur se banka ka pesë punonjës, tre serbë dhe dy shqiptarë.

“Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Exit mobile version