3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Banka Botërore premton përkrahje në sektorin e energjisë

Drejtorët ekzekutiv të Bankës Botërore, të cilët vizituan Kosovën, kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e energjisë, në mënyrë që Kosova te rris zhvillimin ekonomik, të ulë papunësinë dhe të ec në mënyrë të qëndrueshme.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se Banka Botërore mbetet ndër partnerët kryesor që ka Kosova.

“Banka Botërore mbetet ndër partnerët kryesor zhvillimor që ka vendi. Ne kemi një portofolio shumë të madhe me Bankën Botërore, me projekte nga më të ndryshmet, prej ujërave, bujqësisë, administratë, në sektorin financiar dhe në sektorë të ndryshëm. Projektet e BB-së, kanë bërë të mundshëm zhvillimin e sektorëve në të cilët si shtet i ri edhe na ka munguar financimi, por dhe ekspertiza e nevojshme për të financuar ato projekte. Tashmë me klauzolën e investimeve, ne kemi hapur një mundësi të re për të bashkëpunuar me BB, nëpër projekte të ndryshme. Falënderoj për kontributin që deri tani ka dhënë BB dhe jam i bindur se do të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, që kemi pasur deri më tani në këto kohët e fundi. Këto javë jemi duke finalizuar strategjinë e re të partneritetit me BB dhe besoj që do të arrijmë t’i adresojmë sfidat që i ka vendi, Kosova si shtet i ri”, tha Hoti.

Ndërsa ministri i Zzhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se do të rrugëtojnë bashkërisht me Bankën Botërore, për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme, për rregullimin e problemeve në fushën e energjisë.

Stavileci tha se janë në fazën përfundimtare të Strategjisë 10 vjeçare, të sektorit të energjisë 2017-2026, në të cilin është përfshirë një miks i zgjidhjeve, të cilat do të mund ta përmbushim kriterin e sigurisë së furnizimit me energji elektrikë dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve. Ndërsa tha se qëllimi i tyre mbetet krijimi i një tregu të qëndrueshëm të energjisë elektrike, liberalizimi i tregut dhe çmimeve.

Ndërsa Maximo Torero, drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore, i cili ishte dhe në cilësinë e zëdhënësit të delegacionit të BB-së, tha se do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e energjisë në Kosovë.

“Kemi ardhur për të parë sektorin e energjisë, ku Kosova përballet me sfida të shumta. Idea është që të gjejmë mënyrën se si Banka Botërore ta mbështesë planin e energjisë. Është me rëndësi që të përmirësojmë këtë miks të zgjidhjeve për energji dhe rritjen e masave të efiçencës, që është synim i Qeverisë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe çështje të tjera si rritja e energjisë së ripërtëritshme dhe integrimit të sektorit të energjisë, në mënyrë që të kemi një treg të energjisë më të qëndrueshme. …Ne vijmë këtu të shohim mundësitë e vazhdimit të mbështetjes. Mendoj që me përpjekjet e Qeverisë dhe grupin e BB-së mund te shkojmë përpara, në mënyrë që Kosova te rris zhvillimin ekonomik, të ul papunësinë dhe të ec në mënyrë të qëndrueshme”, tha ai.

Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore gjatë ditës janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me të cilën kanë diskutuar për “Kosova e Re”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img