Site icon PrishtinaPress

Banka Botërore përkrah zbatimin e sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim menaxherin praktik për Evropë dhe Azi Qendrore – Shëndetësi të Bankës Botërore, Enis Barish dhe Menaxherin e misionit të Bankës Botërore – Zyra në Kosovë, Marco Mantovanneli me bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilët biseduan për implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore.
Në këtë takim, fokusi i diskutimeve ishte implementimi i reformës shëndetësore në Kosovë, respektivisht funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri Rrahmani i njoftoi përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore për përgatitjet në implementimin e reformës shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve  të Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimeve shëndetësore nga 1 janari 2017, përgatitjet për pakon e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen nga Fondi i Sigurimeve dhe legjislacionin e ri plotësues për implementim të sigurimeve shëndetësore.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zbatimit të sigurimeve shëndetësore, duke marrë parasysh përfitimit që do të sjellin sigurimet për qytetarët dhe ndikimin e kësaj reforme në financimin dhe reformimin e shëndetësisë.

Exit mobile version