0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind për vitin 2023 në Kosovë

Banka Botërore ka parashikuar një rritje ekonomike në Kosovë për 3.7 për qind.

Në raportin e fundit për Kosovën të Bankës Botërore përmendet edhe rritja ekonomike gati 11 për qind të cilën Kosova e realizoi në vitin 2021.

Në raport përmendet edhe inflacioni si determinues i rrjedhës së ekonomisë kosovare.

”Përkeqësimi i kushteve tregtare nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës dhe kriza e ndërlidhur energjetike ndikuan në aktivitetin ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2022, por ekonomia shfaqi shenja të qëndrueshmërisë”, thuhet ndër tjerash në raport.

Po ashtu në raport theksohet se gjatë vitit të kaluar u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat.

”Ky i fundit vazhdon të tregojë qëndrueshmëri përkundër erozionit të të ardhurave të disponueshme nga inflacioni”, vazhdon raporti.

Përmendet edhe politikat fiskale që ndikojnë në të ardhurat shtetërore.

”Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale“.

”Perspektiva mbetet pozitive, por rreziqet për rritje më ulët mbeten të larta. Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme. Në këtë kontekst, është qenësore të ruhen rezerva të mjaftueshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve të papritura në mjedisin ekonomik”, thuhet më tutje në raport.

Po ashtu janë dhënë shifra të viteve të kaluara, si dhe parashikimet deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img