Site icon PrishtinaPress

Banesa e policit të Kosovës goditet me predhë, policia jep detajet e para

Xhami i banesës së një zyrtari policor të Kosovës është goditur mbrëmë nga një predhë e armës. Kështu ka dhënë detaje policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin në polici pasi ka qenë në mbikëqyrje të banesës në mungesë të pronarit.


“Sheshi Vicianum, Prishtinë 18.08.2023-20:35. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari policor, nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar përmes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm”, ka njoftuar policia.

Rasti mbetet nën hetime.

Exit mobile version