-0.3 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Baneri me fotografi të kryeterroristit Radoiçiq shfaqet në kodër të Leposaviqit, e njëjta ishte paraqitur tri vjet më parë

Pasmesnatës në Leposaviq është vendosur një banerë me figurën e kryeterroristit i cili kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojiciq të cilit i është uruar ditëlindja e tij. Në po të njëjtin vend ku është i vendosur një kryq i madh, Radoiçiq kishte kërcënuar institucionet e sigurisë duke thënë se është kthyer në veri ku pas kësaj paraqitje, u bllokuan rrugët e sulmuan Policia e Kosovës pas vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.

Paraqitjen e fundit e kishte në vitin 2022, nga ku përçoi mesazh kërcënues.

E pas tre vitesh, kryeterroristi që organizoi sulmin në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku u paraqit përsëri, por kësaj radhe përmes një baneri në po të njëjtin vend, në kodër të Leposaviqit.

Aty disa serbë ia festuan ditëlindjen e tij, ku u ndezën edhe këta fishekzjarrë.

Në një video të shpërndarë në rrjetin telegram, Millan Radojiciq dëgjohet duke dërguar mesazh te qytetarët serbë, kinse do të kthehet përsëri.

Për këtë rast, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se do të fillojnë hetimet, ndonëse sipas tij, situata në veri vazhdon të mbetët e qetë.

“Ajo çfarë mund t’a konfirmojmë që situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë është delikate mirëpo kemi raste kur ngjarje të tilla që iu i potenconi në rast se kemi informacione ne marri veprime për neve sidomos nga inteligjenca, sepse ka shumë raste kur festojnë ditëlindje të ndryshme të njerëzve të ndryshëm, grafite të ndryshme në emër të dikujt që prapaskenë kriminale për neve pak rëndësi kanë ato”, tha Elshani.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci thotë se kjo është iniciativë e nisur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Eksponentët e tij e bënë sipas mendimit tim një vepër të njejtë që nuk ka më asnjë shansë në Republikën e Kosovës as teorike as praktike të ndodh, sepse Policinë e Kosovës atje dhe gjithë organet e sigurisë me reaguesin e parë dhe të dytë i ke të formatizuar”, tha ai.

Ai e quan propagandë dhe luftë hibride.

“Këtë e shoh si vazhdë të propagandës së tyre, sepse ka qenë edhe më përpara pankartat e tyre kanë qenë gjithmonë edhe më përpara copëza të tyre të mbetura shumë pak, kanë qenë dhe janë edhe pak. Kjo është vazhdimësi e luftës hibride”, tha Dashvci.

Institucionet e Drejtësisë dhe Sigurisë vazhdimisht kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar dorëzimin e Millan Radojiçiq nga Serbia pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, i cili ende është në liri në Beograd.

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img