Përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë i kanë kushtuar 1.2 milion funte qeverisë britanike vitin e kaluar, nga 507.000 sa ishte kostoja në 2017.
Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 726 që ishte në vitin 2017.
The Sun shkruan se bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.
Në gusht u raportua se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur. Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video ku shfaqen një mori parash dhe makinash.
Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion funte për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milion funte e një viti më parë.
Shumica u përdorën për polakët, 3.2 milion funte nga 2.8 pesë vite më parë. Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.
Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë funta.
Lituanezët patën një faturë prej 805.000 funta dhe rusët 594,000.
Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi. “Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve”./Abcnews.al