Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki Mun, e dënoi sulmin e dyfishtë terrorist që ndodhi mbrëmë në Stamboll, në të cilin e humbën jetën disa dhjetëra persona.
Ai shprehu ngushëllime të thella dhe keqardhje për familjet e viktimave dhe popullin e Turqisë dhe shfaqi shpresë se fajtorët së shpejti do të dalin para drejtësisë, transmetoi TASS.