Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon në raportin e fundit tremujor mbi punën e UNMIK-ut, i është drejtuar autoriteteve të Kosovës që të mos marrë ndonjë hap ose vendim që mund të pengojnë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, që është i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Raporti, mbulon periudhën nga 16 deri në 15 tetor 2016. Ban ka vlerësuar se në këtë periudhë të tensioneve politike në qendër të kontestit është lidhur ajo me demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e ligjit mbi Trepçën.
Ky, raporti vuri në dukje, tensionet e krijuara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit ka qenë i ngadalshëm, transmeton lajmi.net.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në largim, mirëpret, siç tha ai, çdo përparim të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut i cili është nën ombrellën e BE-së, por ai tha se është shumë i shqetësuar në lidhje me ngadalësimin e marrëveshjeve të rëndësishme.
Zbatimi i marrëveshjes në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është ende relativisht i ngadalshëm, vlerëson Ban. Ai tha se të dyja palët kanë sinjalizuar dëshirën e tyre për të bërë disa përparime, duke përfshirë në çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).
Ban rikujton liderët politikë në Kosovë dhe Serbi se është në përgjegjësinë e tyre të vazhdohet dialogu në nivel të lartë, pa vonesa dhe vetëm me guxim dhe vullnetit politik të kalohen pengesat e mbetura dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Ai foli edhe mbi situatën në veri të Kosovës, sipas tij, situata tani është shumë më e qetë se vitin e kaluar, po ashtu tha se bashkëpunimi mes autoriteteve komunale në këtë pjesë të Kosovës dhe ministrisë me seli në Prishtinë është përmirësuar, sidomos në lidhje me financimin e komunave.
Ai gjithashtu shpreh keqardhjen për numrin ende të vogël të të kthyerve serb në Kosovë.
Kur është fjala për incidentet e sigurisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se në tre muajt e fundit janë regjistruar 69 incidente në tërë Kosovën që goditin pakicat, krahasuar me 94 sa ishte një vit më parë.
Ai gjithashtu theksoi se EULEX-i vazhdon praninë e tij në Kosovë, si dhe OSBE-ja dhe KFOR-i do vazhdojnë të kryejnë rolin e vet në kuadër të Rezolutës 1244.
Sa i përket Gjykatës Speciale për krime të luftës, ka thënë se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe duhet të vazhdohet puna.