-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ban Ki-moon i tregon Kurtit për rolin që kishte në OKB në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti dhe ish-sekretari i OKB-së kanë biseduar për procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Në takim u fol për rolin që z.Ban Ki-moon kishte në procesin e shpalljes Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkohë që Kryeministri e njoftoi atë në lidhje me arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që prej atëherë, e veçanërisht së fundmi.” – thuhet në njoftim.

Në njoftim u bë e ditur se, ish-sekretari ka thënë se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik.

“Ai tha se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare. Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.” – thuhet në njoftim.

Ban Ki-moon ka falënderuar Kurtin për takimin dhe vizitën e tij.

“Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe vizitën e tij. Ai u shpreh se i gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive. Gjatë këtij takimi, z. Ki-moon ka përshkruar edhe rrethanat në OKB përgjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img