2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Balzaretti zbulon se çfarë bëri Eriksen pas fitores së Interit ndaj Bolognas

Ish-mbrojtësi i Italisë, Federico Balzaretti ka zbuluar se Christian Eriksen nuk e festoi fitoren e Interit kundër Bolognas dhe eci drejt në dhomën e zhveshjes pas vërshëllimës së fundit, por këmbëngul se kjo është një shenjë e mirë.

Ylli danez u bashkua me Interin në janar të vitit 2020, por që atëherë ka arritur vetëm katër gola dhe tre asistime në 36 paraqitje.

Ai ka vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe sipas raporteve të shumta në Itali, ai do të largohet nga Nerazzurri në afatin e janarit.

Antonio Conte e nënshtroi atë për të disatën herë duke e inkuadruar vetëm tre minuta para përfundimit të ndeshjes në fitoren 3-1 të Interit të shtunën mbrëma.

“Eriksen eci drejt në dhomën e zhveshjes pa festuar fitoren”, ka thënë fillimisht Balzaretti, i cili tani është një ekspert i DAZN.

“Është një shenjë e mirë, nëse jeni i zemëruar, do të thotë që nuk jeni dorëzuar. Në fund të fundit nuk është diçka e keqe, do të thotë që diçka digjet brenda teje dhe mund të bësh më shumë”.

“Unë nuk i konsideroj këto lloj gjestesh si gjëra negative”, përfundoi italiani.

Balzaretti luajti 221 ndeshje në Serie A si futbollist. Ai ka luajtur për Varese, Siena, Torino, Juventus, Fiorentina, Palermo dhe Roma, ndërsa ka 16 paraqitje në emër të tij me ekipin kombëtar të Italisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img