Mario Balotelli duket se ka vendosur për të ardhmen.
Mario Balotelli ishte shumë afër transferimit te Marseille, por bisedimet dështuan.
Sulmuesi italian tani po e kërkon rikthimin në Serie A, ku Parma, Sampdoria, Bologna dhe Sassuolo, e duan transferimin e tij, përcjell prishtinapress.eu
Balotelli ka pranuar ofertat e tri klubeve italiane, andaj ai do të vendosë në këtë afat se ku do të transferohet.
Super Mario aktualisht luan te Nice, mirëpo raportet e tyre janë të acaruar dhe do të ndodhë largimi në këtë muaj.