Fundjava e Serisë A që lamë pas solli shumë emocione dhe rezultate surprizë. Për këtë gjë ka folur dhe ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli.
Në një intervistë për “TvPlay”, ai u ndal te goli i Murielit kundër Milanit, forma e Lautaro Martinezit dhe sulmuesi më i mirë sipas tij.
“Lautaro? Është shumë i fortë. Kam parë vetëm pak sulmues më të fortë se ai. Do ta vendosja Lautaron para Lewandowski. Midis Osimhenit dhe Lautaros? Do të ishte fenomenale nëse ata të dy do të ishin në një skuadër.”
“Sulmuesi më i mirë mes Benzemasë së Realit, Suarezit të Liverpool dhe Barçës edhe Ibrës së Interit, mendoj se do të zgjidhja Suarezin. Ai ishte vërtet madhështor.”
Por cilin version të Ibrës do të zgjidhte mes atij të Juves, Interit apo Milanit?
“Do të zgjidhja atë të Interit.” – tha ai.