2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Balluku tregon kur pritet të përfundojë hekurudha Kosovë-Shqipëri

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot për dy qeveritë kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, ka veçuar ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet, raporton Euroneës.al

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë qasjen që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, ka thënë ministrja.

Balluku tha se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit. Ministrja tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img