Pas paraqitjes tejet të suksesshme ditën e parë të garave, kick boksierët kosovarë do të jenë protagonistë edhe sot në ditën e finaleve të Kampionatin Ballkanik të Kick Boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.
Tashmë ekspedita kosovare ka siguruar 17 medalje, e që katër prej tyre mund të jenë të arta pasi që në luftë për ato Kosova do të paraqitet me katër kick boksierë, raporton KosovaPress.
Synimin për medalje të arta Kosova do ta ndjekë përmes kick boksierëve të më poshtëm:
Dalmat Salihaj në disiplinën low kick
Gent Hyseni në disiplinën kick light
Fatlind Ejupi në disiplinën kick light dhe
Art Dulaj në disiplinën në disiplinën kick light