Skuadra Ballkanit ka transferuar futbollistin kosovar me nënshtetësi gjermane, Vesel Limaj.
Lajmin e ka konfirmuar rumune FC Hermannstadt, ku Limaj ishte aktivizuar sezonin e fundit, shkruan IndeksOnline.
”Mesfushori gjerman është shitur sot te KF Ballkani, kampion shtetëror i Kosovës. Të priftë e mbara në karrierë.”, thuhet në njoftim.
Mesfushori 26-vjeçar do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Ilir Dajës para ndeshjeve ndaj Ludogoretsit në kualifikimet e Champions League.
Limaj në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave gjermane Hamburg e Cottbus, ndërsa në Shipëri luajti për Kukësin e Tiranën.