Ballkani do të zbresë në fushën e blertë sonte për ta zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Therandasit janë i vetmi ekip kosovar që ka mbetur ende në garat evropiane pasi paraprakisht u eliminuan Gjilani, Dukagjini e Drita.
E ekipi Portokalli do të luajë sonte me ekipin Lincoln Red Imps.
Skuadra nga Suhareka synon ta kalojë edhe këtë “pengesë” për të shkuar në fazën e “play-offit”.
Natyrisht, ekipi i Ilir Dajës do të mundohet të kryejë punë qysh sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në mënyrë që të jetë më i qetë në duelin e kthimit, i cili do të luhet në Gjibraltar pas një jave.
Kundërshtari i Ballkanit nuk është i nivelit të lartë, prandaj edhe ekipi kosovar konsiderohet si favorit, ndonëse do të luajë pa Albin Rrahmanin, i cili së fundmi iu bashkua Rapidit të Bukureshtit.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.
Kampioni i Kosovës do të luajë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.