Ka startuar ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues mes Ballkanit dhe Larnes.
Kampioni i Kosovës ka pasur një ndryshim në formacion në minutat e fundit, ku kapiteni Edvin Kuc nuk ka startuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Ballkanit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Në vend të Edvin Kuc ka startuar futbollisti Almir Kryeziu.
Njoftimi i plotë:
Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes shëndetësore, kapiteni Edvin Kuç nuk mund të startojë sonte. Në 11-shen startuese, paraqitet Almir Kryeziu.