Site icon PrishtinaPress

Ballkani s’i ka marrë ende 200 mijë eurot e shitjes së Krasniqit, paralajmëron ankesë në FIFA

Ekipi rumun, Cluj nuk ia ka paguar 200 mijë eurot Ballkanit për transferimin e Ermal Krasniqit.

Krasniqi shkoi te Cluj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Ballkani nuk i ka marrë ende paratë për këtë transferim.

Nga kryesia e klubit thanë se afati për Clujin që ta kryejë pagesën ishte data 15 mars.

Klubi suharekas i ka dërguar letër ekipit rumun, por nuk ka marrë përgjigje.

Kampioni në fuqi i Kosovës tha  se tani do të ndërmarrin hapat përmes FIFA-s.

Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe aktualisht është futbollisti më i mirë i ekipit rumun./prishtinapress.net/

Exit mobile version