Ekipi rumun, Cluj nuk ia ka paguar 200 mijë eurot Ballkanit për transferimin e Ermal Krasniqit.
Krasniqi shkoi te Cluj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Ballkani nuk i ka marrë ende paratë për këtë transferim.
Nga kryesia e klubit thanë se afati për Clujin që ta kryejë pagesën ishte data 15 mars.
Klubi suharekas i ka dërguar letër ekipit rumun, por nuk ka marrë përgjigje.
Kampioni në fuqi i Kosovës tha se tani do të ndërmarrin hapat përmes FIFA-s.
Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe aktualisht është futbollisti më i mirë i ekipit rumun./prishtinapress.net/