Qeveria e futbollit evropian, UEFA së fundmi e ka përditësuar ranglistën në nivel të klubeve, ku ngritje historike ka bërë kampioni i Kosovës, Ballkani.
Ballkani ka pasur një rritje të madhe në ranglistën e UEFA-s.
Kampioni i Kosovës është në vendin e 160-të klubeve evropiane me 8500 pikë.
Drita është në pozitën e 210 me nga 6500 pikë, derisa Gjilani është i 341-ti me 3000 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e 346-të.