Site icon PrishtinaPress

Ballkani publikon formacionin historik kundër Cluj në Ligën e Konferencës

Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar kundër CFR Cluj, me të cilin ekip luan sonte ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

Ballkani ka publikuar formacionin që do të mbetet në histori, pasi që është formacioni i parë i një skuadre që arrin të kualifikohet në grupe të Ligës së Konferencës.

Ilir Daja sonte ka startuar nga minuta e parë me Frashërin si portier kurse në mbrojtje të rreshtuar janë katërshja: Armend Thaçi, Dellova, Jashanica dhe Astrit Thaçi. 

Mesfusha e Ballkanit përbëhet nga treshja Korenica, Zyba dhe Emerllahu ndërkaq në sulm Daja ka startuar me Gripshin, Rrahmanin dhe Krasniqin.

Rreshtimi i strategut shqiptar është 4-3-3, pra një formacion tepër ofensivë që tregon së Ballkani e kërkon fitoren në këtë ndeshje. 

Edhe CFR Cluj, skuadër rumune kjo shtet që nuk e njeh Kosovën, ka startuar me formacion 4-3-3, ku Ballkani duhet të këtë kujdes nga treshja sulmuese Roger, Yeboah dhe Deac. /GazetaExpress/ 

Formacionet zyrtare: 

Ballkani – CFR Cluj 

Ndeshja fillon në ora 18:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Exit mobile version