Ballkani ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Superligës së Kosovës, pasi mposhti 2-1 në shtëpi skuadrën e promovuar këtë sezon, Vushtrrinë.
Ish-kampionët e Kosovës e dominuan pjesën më të madhe të takimit, por iu desh të prisnin pjesën e dytë për ta zhbllokuar rezultatin.
Dominim pa gola në pjesën e parë
Ballkani kontrolloi lojën që nga minutat e para dhe krijoi më shumë iniciativë në fazën sulmuese, megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pavarësisht presionit të vendasve, Vushtrria arriti ta ruante portën të paprekur gjatë 45 minutave të para, duke shkuar në pushim me rezultatin 0-0.
Giovanni Ribeiro zhbllokon ndeshjen
Në pjesën e dytë, Ballkani vazhdoi të kërkonte golin dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e 64-të.
Giovanni Ribeiro ishte ai që realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase.
Pas golit të parë, Ballkani e shtoi edhe më shumë presionin dhe vazhdoi ta mbante Vushtrrinë larg zonës së rrezikshme.
Goli i dytë vjen në fund
Fitorja u vulos në minutën e dytë të kohës shtesë, kur Ballkani realizoi edhe golin e dytë me anë të Albin Berishës për rezultatin përfundimtar 2-ë.
Ky gol i dha fund shpresave të Vushtrrisë për të marrë të paktën një pikë nga kjo përballje, edhe pse ata arritën të shënojnë gol në minutën e 5-të shtesë me anë të Albion Shurdhiqit .
Ballkani merr pikët e para, Vushtrria mbetet në fund
Me këtë fitore, Ballkani arkëton pikët e para të sezonit dhe për momentin ngjitet në vendin e pestë të tabelës, ndërsa në këtë xhiro kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.
Në anën tjetër, Vushtrria mbetet pa pikë edhe pas dy xhirove dhe aktualisht renditet në vendin e fundit.
