Ballkani ka reaguar sot në lidhje me raportimet se nuk i ka paguar pagat e lojtarëve për disa muaj.
Nëpërmjet një postimi, klubi suharekas mohoi këto akuza.
Tutje, Ballkani tha se do të bëjë padi ndaj Liridon Lecit, pa ia përmendur emrin, i cili ishte ai që tha se futbollistët e Ballkanit nuk janë paguar që 3 apo 4 muaj.
“Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj. Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit
“Rezultatet momentale të ekpit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit. Nga kjo, bashkë me stafin teknik,dhe keta lojtar qe shkruajten historine do të dalim e do t’i kthehemi rezultateve pozitive.Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze”, përfundon njoftimi i klubit suharekas.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Leci, i cili tha jo katër, por pesë muaj, duke mos përmendur emrin e Ballkanit po ashtu.
