Ballkani është rikthyer te fitorja në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
Pas humbjes nga Drita javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja shënoi sot fitore në udhëtim te Ferizaj.
Ndeshja e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit kosovar u mbyll me rezultatin 0:3.
Albion Rrahmani (43’), Leotrim Bekteshi (68’) dhe Meriton Korenica (77’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.
Ballkani pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe renditet i treti në tabelë. Vlen të theksohet se skuadra nga Suhareka ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje deri më tani në Superligë.
Kurse, Ferizaj ndodhet në pozitën e parafundit (9) me shtatë pikë./Prishtinapress/