Site icon PrishtinaPress

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, nesër dueli evropian ndaj Larnes

Kampionët e Kosovës në futboll i kanë përfunduar stërvitjet zyrtare, para duelit të nesërm në Conference League.

Për dallim nga herët e kaluara, Ballkani sonte nuk ushtroi as në stadiumin “Fadil Vokrri” e as në Kompleksin Nacional të FFK-së në Hajvali. Stërvitjen zyrtare para sfidës ndaj Larnes, “Xhebrailat” e bënë në stadiumin e tyre në Suharekë, njofton klankosova.tv.

Përballja e nesërme me kampionët e Irlandës së Veriut, është e vlefshme për rrethin e tretë në UEFA Europa Conference League.

Suharekasit që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e këtij kompeticioni, asnjëherë nuk janë eliminuar, duke shkuar dy herë në fazën e grupeve, synim të cilin e kanë edhe tani.

Kundërshtari irlandezo-verior nuk është emër i panjohur për tre herë kampionin e Kosovës, pasi janë takuar edhe vitin e kaluar, ku Ballkani triumfonte në të dyja ndeshjet (3-0 në Prishtinë dhe 4-1 në Belfast), raporton klankosova.tv.

Ballkani – Larne fillon në orën 20:00!

Exit mobile version