Ballkani e ka dominuar dhe mposhtur rivalin më të madh për titull në Superligë, Dritën. 2 me 0 ishte rezultati i ndeshjes të cilën e dominuar suharekasit gjatë tërë ndeshjes.
Dellova me një supergol në pjesën e parë dhe Hamidi me një gol në fundin e ndeshjes e vulosën fitoren për skuadrën e Ilir Dajës.
Me këto 3 pikë, Ballkani ka 26 pikë si lider, katër më shumë se Drita që është në pozitën e dytë./Indeksonline/