Ballkani ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues, Kampionët e Kosovës kanë mposhtur Larnen nga Irlanda e Veriut me rezultat 3-0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Albion Rrahmani nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 26-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Kryeziu në minutën e 33-të me një aksion shumë të bukur.
Për rezultatin 3-0 u përkujdes Gripshi i cili shënoi në minutën e 67-të pas asistimit të Rrahmanit.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 3 gusht në Larne.