Site icon PrishtinaPress

Ballkani i kundërpërgjigjet Batatinës: Lufta nis dhe përfundon brenda fushës, i uron Llapit sukses në garat ndërkombëtare

Ballkani të shtunën fitoi titullin e tretë radhazi në Superligën e Kosovës, pasi mposhti Llapin në ”Zahir Pajaziti”, me rezultat 1-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes kishte deklaruar se Ballkani nuk e ka merituar titullin, duke aluduar se nuk i ka fituar ndeshjet në fushë, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, i është kundërpërgjgjur deklaratës së Batatinës, duke thënë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës.

Ballkani e ka falënderuar skuadrën e Llapit për korrektësinë dhe mikëpritjen, duke i uruar edhe sukses në garat ndërkombëtare.

Exit mobile version