Site icon PrishtinaPress

“Ballkani i Hapur” apo Procesi i Berlinit, kjo është përgjigjja e kancelarit gjerman

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vizituar sot Kosovën, ndërsa në konferencën për media me kryeministrin vendit Albin Kurti është pyetur edhe rreth iniciativës “Ballkani i Hapur” për të cilën SHBA së fundi ofruan mbështetje.

Kancelari gjerman tha se për prioritet është tregu i përbashkët rajonal që duhet të përparojë dhe çështjet tjera që përfshihen brenda saj.

“Mendoj që kjo është e rëndësishme që të arrihen përparime që mund janë të arritshme. Të gjithë duam që të shkojmë në BE, edhe ashtu janë rregullat e lirisë së lëvizjes”, tha i.

Ndërsa, në fillim të konferencës, kancelari gjerman duke folur për proceset integruese tha se do ta rijetësojë Procesin e Berlinit, ndërsa në vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin.

“Është e paimagjinueshme që dy vende të bëhen anëtare të BE-së e nuk e njohin njëra tjetrën”, tha ai.

Exit mobile version