Disa ditë pasi u shpall Kampionë i Superligës së Kosovës, Ballkani është fituese edhe e Kupës së Kosovës, për sezonin 2023/24.
Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në stadiumin ’’Rexhep Rexhepi’’ në Drenas, skuadra suharekase shënoi fitore ndaj Prishtinës, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4-2 (6-4).
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2.
Ballkani kishte epërsinë që nga minuta e 21-të, kur shënoi Walid Hamidi.
Meriton Korenica dyfishoi rezultatin për Kampionin e Kosovës, në minutën e 51-të.
Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin me dy gola të shpejtë.
Ishte Albin Krasniqi që fillimisht u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 78-të, derisa katër minuta më vonë barazoi shifrat në 2-2.