Ballkani ka shënuar fitore ndaj rivalëve të qytetit, Suhareka, ndërkaq Prishtina e Drita e kanë mbyllur me barazim ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultat minimal, 1:0, falë golit të shënuar nga Ismailgecit në minutën e 90-të të takimit, kurse golat munguan në Lipjan ku u zhvillua takimi mes Prishtinës e Dritës.
Në fakt, Prishtina shënoi në minutën e 23-të me Leotrim Kryeziun për goli i tij u anulua pas rishikimit të VAR-it, për shkak të prekjes së topit me dorë.
Prishtina rrezikoi portën kundërshtare edhe gjatë pjesës së dytë por pa sukses, teksa Drita kishte mundësinë e artë në minutat e fundit të ndeshjes për të zhbllokuar rezultatin por goditja e Prapashticës u ndal nga portieri prishtinas.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 17 prill, me fillim nga ora 15:00.