6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ballkani është kundërshtari i katërt nga Kosova që shorti evropian ia servon Lincoln Red Imps

Sonte me fillim në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kampioni i Kosovës, Fc Ballkani ndeshet me atë të Gjibraltarit, Fc Lincoln Red Imps.

Ky ballafaqim është i vlefshëm për rrethin e tretë kualifikues në Konferencën e Evropës.

Kundërshtari i suharekasëve nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare.

Në para-eliminatoret e Ligës së Kampionëve, të sezonit 2018/19, Lincoln u mund 4-1 nga kampioni i atëhershëm i Kosovës, Drita nga Gjilani, të cilët dolën të parët nga ajo fazë.

Vetëm një vit më vonë, ekipi nga Gjibraltari e pësoi edhe një humbje nga një tjetër kampion kosovar, këtë herë nga Feronikeli, që po ashtu doli i pari nga faza parakualifikuese.

Përsëri, pas një viti, Lincoln duhej të ndeshej me Prishtinën, por që kjo e fundit u diskualifikua nga garat, për shkak të mos plotësimit të rregullave të pandemisë, COVID-19. Kjo ndeshje iu regjistrua fitore me rezultat zyrtar 3-0, ekipit nga Gjibraltari.

Ballkani është kampioni i katërt kosovar, që shorti e vendosi para Lincolnit, por në një raund më të lartë, siç është i treti.

Në rast të kualifikimit tutje, kampioni i Kosovës do ta ketë vetëm edhe një kundërshtar për ta kaluar, që ta përsërit suksesin e vitit të kaluar, hyrjen në grupet e UECL-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img