Klubi i futbollit Ballkani është duke i bërë ndryshimet e nevojshme për sezonin e ardhshëm.
Kampioni i Kosovës arriti marrëveshje sot me Malishevën për transferimin e Bleart Tolajt.
Paraqitjet e shkëlqyeshme me Malishevën bënë që futbollisti të bëhej objektiv i ekipit Portokalli, me të cilin do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve, nëse i jepet rasti nga trajneri Ilir Daja.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Malishevës në faqen e saj zyrtare në Facebook, përmes së cilit e falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë për ekipin dhe i uroi suksese në të ardhmen.