Ballkani do ta mësojë sot emrin e kundërshtarit të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Nga ora 14:00 do të hidhet shorti për këtë fazë ndërsa Kosovën në këtë garë edhe sivjet do ta përfaqësojë kampioni i ri, Ballkani.
Rivalët e mundshëm të ekipit nga Suhareka janë: Zalgiris Vilnius, Shamrock Rovers, Ferencvarosi, The Neë Saints dhe PFC Ludogorets.
Ekipi Portokalli bëri sensacion në edicionin debutues në Evropë duke shkuar larg në Ligën e Konferencës, ku kishte përfunduar pas eksperiencës së shkurtër në Champions.
Këtë vit Kosovën në Evropë do ta përfaqësojnë katër skuadra: Ballkani, Drita, Gjilani dhe Dukagjini.
Shorti i Ligës së Konferencës do të hidhet në orën 15:00.