Ballkani nuk ka arritur të shkruajë histori të re të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kampionit të Kosovës nuk i mjaftoi epërsia prej dy golave e javës së kaluar për të arritur raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ludogorets ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:0 në shtëpi, 4:2 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane.
Garat ndërkombëtare sivjet Ballkani do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.
Në raundin e dytë kualifikues, suharekasit do të kenë punë me skuadrën e Irlandës së Veriut, Larne.