Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Ludogoretsit.
45 minutat e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” përfunduar me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.
Kjo pjesë u dominua në tërësi nga kampionët e Kosovës, teksa golin e gjeten në fundin e saj.
Ishte Meriton Korenica që shënoi në minutën e parë shtesë – 45+1’.
Kujtojmë se kjo ndeshje i takon raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme.