Site icon PrishtinaPress

Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka një siguri të brishtë dhe të sfiduar.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ramadani ka thënë se terrorizmi është kërcënim në rritje ndaj rajonit dhe Kosovës.
Sipas tij, Ballkani dhe Kosova rrezikohen nga terrorizmi ndërkombëtar në dimensionin strategjik dhe pushtues, dimensionin njerëzor, dimensionin e mesazhit si dhe në dimensionin e kombinimit të motiveve ideologjike dhe lokale.

Ai ka theksuar se problemet lokale në Ballkan mund të keqpërdoren nga organizatat e ndryshme, duke çuar ujë në mulli të terrorizmit ndërkombëtar.
Megjithatë, Ramadani ka vlerësuar se Kosova ka filluar ndërmarrjen e masave në nivele të ndryshme dhe sipas tij, mekanizmat e sigurisë po përdorin qasjen e tyre ligjore dhe profesionale. /PrishtinaPress.eu

Exit mobile version